Keshilli ministror per Integrim Evropian Foto: ZKM

Haradinaj kërkon nga ministrat më shumë përkushtim në plotësimin e MSA-së

Ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha dhe Kryeministri Ramush Haradinaj kanë mbajtur konferencë të përbashkët pas takimit të këshillit ministror për integrim evropian.

Kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga ministrat e tij më shumë dhe përkushtim në plotësimin e kritereve të MSA-së.

Ministrja Dhurata Hoxha tha se takimi qëllimi i takimit ka qenë përshpejtimi i përmbushjes së planit kombëtar të MSA-së.

“Qëllimi i këtij takimi ka qenë përshpejtimi i përmbushjes së planit kombëtar të MSA-së. Kemi kërkuar përkrahje nga kryeministri, kemi kërkuar që ministrat ta plotësojnë agjendën e ERA-së deri në fund te shtatorit”, tha Hoxha në mes tjerash.

Ajo ka falënderuar kolegët e saj në ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Punës e Mirëqenies Sociale, që sipas saj e kanë plotësuar të gjithë agjendën evropiane.

Ndërsa kryeministri Haradinaj tha se në bashkëpunim me Bashkimin Evropian kanë vendosur që zbatimin e MSA-së ta ndajnë në disa nënkontrata.

“Kosova punon me BE me një kontratë, atë të MSA-së, e ne e kemi zbritë me nënkontrata, e kemi nda në ERA1. Deri në nëntor e kryejmë nënkontratën e pare, e pastaj fillojmë me nënkontratën e dytë”, tha Haradinaj para mediave.