Takimi Haradinaj- Delawie. Foto: Kallxo.com

Haradinaj ia dhuron ambasadorit Delawie ‘Hartën e Artë’ të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i aka dhuruar sot ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie ‘Hartën e Artë’ të Kosovës, një simbol të cilën ai ua dhuron mysafirëve të tij.

Kjo ngjarje erdhi në ditët kur ideja e Presidentit Hashim Thaçi për ‘korrigjimin e kufijve’ mes Kosovës dhe Serbisë është bërë temë kryesore politike.

Dje Haradinaj e kundërshtoi ashpër këtë propozim.

Në takimin e sotëm në të cilin janë thirrur mediat, por pas të cilit bashkëbiseduesit nuk kanë dhënë dekoaratë, Haradinaj tha përmes një postimi në Facebook, ndihma amerikane mbetet jetike për Kosovën në një kohë kur “Kosova po kalon nëpër proces të rëndësishme politike”.

“Gjatë takimit të rregullt me ambasadorin e ShBA-ve, Greg Delaëie, në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, pata nderin t’ia dhuroj, sot, Hartën e Artë të Kosovës, si simbol të vlerësimit tonë për punën e tij të madhe në mbështetje të agjendës sonë shtetërore dhe inkurajimin për të bërë më të mirën për të gjithë qytetarët tanë pa dallim. Kosova po kalon nëpër procese të rëndësishme politike dhe ndihma e miqve amerikanë ishte dhe mbetet jetike për vendin tonë. Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin e saj”, ka thënë Haradinaj.

Takimi Haradinaj- Delawie. Foto: Kallxo.com
Takimi Haradinaj- Delawie. Foto: Kallxo.com