Gratë e politikanëve pa prona

Sonte në emisionin “Drejtësia në Kosovë” transmetohen hulumtimet e BIRN-it për regjistrimin e pronave të përbashkëta të zyrtarëve shtetërorë e deri te ata komunal.

Sa kërkesa ka dërguar BIRN tek zyrtarët e shtetit, në sa kanë marrë përgjigje e sa prona janë deklaruar në emër të përbashkët nga ana e zyrtarëve të udhëheqësisë së shtetit.

Në emisionin e sotëm Kryetarët e Komunave të Kosovës tregojnë se cilat janë arsyet që nuk kanë i kanë lejuar ata të regjistrojnë pronat në emër të përbashkët me bashkëshortet e tyre.

Gjithashtu sonte Eksperti i Kodit Civil flet për përparësitë e grave në trashëgimi në bazë të ligjit.

Pse nuk po zbatohet obligimi për regjistrimin e pronave në emër të përbashkët.

Të dhënat e hulumtimeve tregojnë se vetë sistemi i drejtësisë nuk respekton obligimin për regjistrimin e pronave të përbashkëta, duke vënë në pah se asnjë kryetar i gjykatave në Kosovë nuk ka të regjistruar pronë në emër të përbashkët me bashkëshortët e tyre.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte prej orës 22:20 në RTK dhe live në Facebook të KALLXO.com