10 kryetarët e komunave me veturat më të shtrenjta

Listës prej 10 kryetarëve të komunave më veturat më të shtrenjta të deklaruara në AKK, i prin kryetari i Prishtinës, Perparim Rama.

I pari i kryeqytetit, ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion, veturën e tipit “Tesla Model x”, në vlerë 83 mijë e 600 euro të cilën e ka blerë në vitin 2017.

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, është i dyti në ketë listë. Srdan Vuloviq ka deklaruar një veturë në vlerë hiç më pak se 50 mijë euro.

I treti në ketë listë është kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini. Vetura e tipit “Mercedes”, të cilën Gjini e ka deklaruar në AKK, kap shifrën 35 mijë euro.

Pesë mijë euro më pak, është vlera e veturës së Burim Berishës.

Kryetari i Fushë Kosovës ka deklaruar një veturë të tipit “Audi A5”, e cila ka vlerë 30 mijë euro.

I pesti në listën e kryetarëve të Kosovës më veturat më të shtrenjta, qëndron Bedri Hamza.

Hamza i cili e kishte fituar Mitrovicën në rundin e parë të zgjedhjeve lokale, ka deklaruar një veturë në vlerë 25 mijë euro.

Ndërsa, i pari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka deklaruar një veturë në vlerë 20 mijë euro, duke u renditur kështu i gjashti në ketë listë.

Vendi i shtatë i takon kryetarit të Dragashit, Bexhet Xheladini dhe veturës së tij e cila arrin shifrën 16 mijë euro.

Xheladini në AKK ka deklaruar se këtë veturë të tipit “Golf 7” e ka dhuratë nga djali në Zvicër.

Ndërsa kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi dhe kryetari i Vitisë, Sokol Haliti posedojnë vetura që kanë vlerë të njëjtë.

Ilazi ka deklaruar veturën e tipit “Pasat, 15 mijë euro dhe Haliti veturën e tipit “BMW”, në po të njëjtën vlerë.

Një tjerër kryetar që bën pjesë në listën e kryetarëve me veturat më të shtrenjta është Imri Ahmeti.

Kryetari i Lipjanit me veturën e tipit “Audi A4”, e cila ka vlerë 13 mijë euro, e mban vendin e parafundit në ketë listë.

Vendin e dhjetë e kanë përsëri dy kryetarë të cilët kanë vetura më vlerë të njëjtë.

Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu ka një veturë në vlerë të 12 mijë eurove dhe ka deklaruar se të njëjtën e ka blerë në vitin 2018 nga kursimet.

12 mijë euro ka vlerën edhe vetura e kryetarit të Mamushës, Abdulhadi Krasniq.

Krasniq, veturën e tipit “Mercedes Benz”, ka deklaruar që e ka blerë në vitin 2019.

Ndërsa, disa kryetarë të komunave në Kosovë nuk kanë të deklaruara në AKK vetura.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Rmosaj, ai i Pejës, Gazmend Muhaxheri, kryetari i Gjilani Alban Hyseni, kryetari i Istogut Ilir Ferati, kryetari i Mitrovicës së Veriut e i Parteshit, janë kryetarët e komunave të Kosovës të cilët nuk kanë vetura të deklaruara në emrin e tyre.

Po ashtu, faqja e deklarimit të pasurisë së kryetarit të Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe kryetarit të Dreansit Ramiz Lladrovci, nuk kanë qenë funksionale deri në publikimin e këtij artikulli.