Presidenti Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com

Thaçi i Lumtur për Barazinë në Ndarjen e Trashëgimisë në Familjen e Tij

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i lumtur që prindërit e tij kanë ndarë pasurinë në mënyrë të barabartë si për djemtë dhe për vajzat e familjes së tij.

Këtë ai e ka ndarë me ndjekësit e tij pikërisht me 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

“Jam i lumtur me vendimin e prindërve të mi që në ndarjen e pronave të familjes, sado modeste që janë, t’i përfshijnë njësoj edhe bijat edhe bijtë e tyre, motrat dhe vëllezërit e mi. U jam mirënjohës përjetë prindërve të mi”, ka shkruar Thaçi.