Foto: Ilustrim

Grabitje e armatosur në Podujevë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në Podujevë.

Sipas Policisë, mbrëmë rreth orës 19:00, një qytetar ka raportuar se derisa ishte në lokalin e tij duke punuar, tre të dyshuar të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve të zjarrit i kanë grabitur rreth 1000 euro para të gatshme.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.​

Ky rast po trajtohet si grabitje me armë.