Glauk Konjufca e Aida Dërguti Prapë në Arrest Shtëpiak

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka kthyer masën e arrestit shtëpiak dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga lëvizja vetëvendosje, Glauk Konjufca e Aida Dërguti.

Në një komunikatë të Gjykatës thuhet se dy deputetët ndaj të cilëve ishte vendosur masa e paraqitjes në stacion policor nuk e kanë respektuar urdhrin e gjykatës.

Konjufca dhe Dërguti akuzohen për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm pasi që dyshohet se kanë hedhur gaz lotsjellës në seancat e Kuvendit të Kosovës.

Që të dy, bashkë me tre kolegë të tjerë opozitarë, ishin arrestuar më 14 dhjetor.

Ata do të qëndrojnë në arrest shtëpiak deri më 14 janar të vitit të ardhshëm.