Gjykimi për Vrasjen e Rreshterit

Kundërshtimet ata ia kanë dhënë të shkruara gjykatës, ndërsa në seancë thanë se u mbeten besnikë atyre kundërshtimeve.

Këta avokatë kërkuan hedhjen poshtë të aktakuzës.

Kundërshtimet nuk i paraqiti avokati Ahmet Gjinovci, mbrojtës i Vesel Gjinovcit, ngase Gjinovci pranoi fajësinë për vrasje të rreshterit Gashi.

Prokurorja propozoi që kundërshtimet e avokatëve të refuzohen dhe aktakuza të mbetet në fuqi.

Gjyqtarja tha se do të marrë vendim lidhur me kërkesat dhe kundërshtimet e avokatëve jashtë shqyrtimit gjyqësor me aktvendim të cilin do t’ua dërgojë të gjitha palëve.

 

http://kallxo.com/pranon-fajesine-per-vrasje-te-rreshterit/

Ramadan Gashi, Muja Gashi, Agron Gashi, Adonis Gashi, Robert Gashi dhe Vesel Bunjaku akuzohen për planifikimin e vrasjes së Shemsi Gashit, ndërsa për vrasjen e tij ngarkohen Vesel Gjinovci e Kujtim Bejiqi.

KALLXO.com ka siguruar aktakuzën për vrasjen e rreshterit Gashi, ndërsa sipas saj prokuroria dyshon se vrasja e tij është planifikuar në Brezovicë.

Sipas aktakuzës për vrasjen e Gashit, Vesel Gjinovcit e Kujtim Bejiqit u ishin premtuar 5 mijë euro.

Aktakuza zbulon se shtëpia e Gashit ishte sulmuar me armë një muaj para vrasjes së tij, por rreshteri nuk e kishte lajmëruar sulmin në polici, ngase dëshironte që problemet private t’i mbante larg detyrës zyrtare.

Eprori policor i krimeve ekonomike Shemsi Gashi ishte vrarë më 25 mars të vitit të kaluar në lagjen “Mati” të Prishtinës.

Pas seancës, për KALLXO.com avokati Mentor Neziri, mbrojtës i Vesel Bunjakut, tha se shumica e të akuzuarve nuk mund të lidhen me këtë vrasje.

“Shumica e avokatëve kanë arsyetuar se klientët e tyre nuk kanë të bëjnë me këtë vepër penale dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim në kryerjen e veprës penale, përveç të akuzuarit Vesel Gjinovci i cili prej fillimit, prej fazave fillestare të procedurës penale ndaj tij në këtë çështje e ka pranuar se e ka kryer këtë vepër penale,” tha Neziri.

Neziri tha se ende është herët për ta parashikuar vendimin e gjykatës.

“Është shumë herët të flitet për vendimin e gjykatës, mirëpo jam i bindur se në fund i mbrojturi im do të shpallet i pafajshëm për sa i përket veprës penale shtytje në vrasje të rëndë, ndërsa sa i përket një vepre penale të cilën e ka pranuar prej fillimit, armëmbajtje pa leje, do ta marrë një dënim meritor,” përfundoi Neziri.