
Gjendet i varur një 13 vjeçar në Ferizaj
26.3.2019 - 21:38
Një 13 vjeçar është gjetur i varur sot në Ferizaj.
Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale së Ferizajt, Agim Gashi.
“Sot rreth orës 18:00 Policia është informuar se një 13 vjeçar është gjetur i varur në një stallë. Viktima është dërguar në Spitalin e Ferizajt, ku edhe është konstatuar vdekja e tij. Më urdhër të prokurorit trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve për ceremoni mortore”, ka thënë Gashi.