Foto: Ilustrim

Gjenden dy personat e rrëmbyer në Podujevë

Dy persona janë rrëmbyer gjatë ditës së sotme në fshatin Llapashticë të Podujevës.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Dy persona janë rrëmbyer rreth orës 12:00 në fshatin Llapashticë të Podujevës nga persona të panjohur. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes me të marrë informatën”, tha Ahmeti për KALLXO.com

Ajo shtoi se dy personat e rrëmbyer aktualisht janë në stacionin policor dhe janë në gjendje të mirë.

“Policia e stacionit të Podujevës në bashkëpunim me njësitet tjera policore po merren me rastin” tha Ahmeti për KALLXO.com.

Të dyshuarit nuk janë arrestuar. Policia po vazhdon hetimet.