Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Qytetari raporton në polici rrëmbimin e shokut të tij
27.2.2024 - 10:54
Një qytetar ka raportuar në Policinë e Kosovës se një shok i tij është rrëmbyer nga një person dhe i njejti është dërguar në një mal në afërsi të Prishtinës.
Sipas Policisë së Kosovës për këtë rast nuk raportohet për të arrestuar.
“Njësitë policore kanë filluar ta trajtojnë rastin. Pas disa orësh personi që dyshohet se ka qenë i rrëmbyer është paraqitur në stacion policor. Njësitë e hetimeve rajonale janë duke e trajtuar rastin nuk raportohet për të arrestuar”- thuhet në raportin policor.
Rasti ka ndodhur më 26.02.2024.