Policia e Kosovës

Shkon në Polici dhe raporton se ishte rrëmbyer nga 3 persona, rasti po hetohet

Një person në Prishtinë ka raportuar në Polici se është rrëmbyer nga tre persona, deri më tani të panjohur.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima ka pranuar tretmanin mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është nën hetime.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur me 21 gusht në Prishtinë.