Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Tentim rrëmbimi në Vushtrri, shkak dyshohet të jetë një borxh

Një burrë ka raportuar se pas shkëmbimit të disa mesazheve me të dyshuarin – rreth një borxhi dhe derisa ishte me veturë në lëvizje, tri automjete i kanë bllokuar rrugë.

Sipas raportit policor, nga ato vetura janë dal disa persona të cilët duke e sulmua fizikisht janë munduar ta fusin në veturën e tyre.

Por në pamundësi, thuhet se, janë larguar nga vendi i ngjarjes. 

“Është njoftuar prokurori rasti në procedurë hetimore”- njofton Policia.