Ilustrim
Viti, babai raporton në Polici se vajza e tij është rrëmbyer dhe dërguar në Shqipëri
27.8.2023 - 08:39
Një person në Viti ka raportuar në Policinë e Kosovës se me datën 20 gusht 2023 dyshohet se vajza e tij është rrëmbyer nga i dsahuri i saj dhe është dërguar në Shqipëri.
Sipas Policisë së Kosovës, i njëjti nuk e kishte raportuar më herët rastin pasi kishte menduar se vajza e tij kishte shkuar me vullnetin e saj.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.