Gjakovë

Gjatë shoqërimit në stacionin policorë, sulmon fizikisht policin

Një person në rrugën “Nëna Terezë” në Gjakovë ka raportuar në polici rreth një mosmarrëveshje që kishte me një person tjetër.

Sipas policisë mosmarrëveshja mes viktimës dhe të dyshuarit ka ndodhur për shkak të një parkingu.

Gjatë shoqërimit në stacionin policorë i dyshuari ka sulmuar fizikisht edhe një zyrtarë policorë në kryerje të detyrës.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.