Gazetari shqiptar ngre kundër-padi ndaj Edi Ramës

Një gazetar shqiptar, i cili është paditur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që po kërkon 8 mijë euro dëmshpërblim nën dyshimet për shpifje, ka ngritur një kundër-padi ndaj shefit të qeverisë, duke thënë se Rama duhet t’i paguajë atij 16 mijë euro dëmshpërblim.

Rama në janar të këtij viti paditi Ylli Rakipin, gazetar dhe ish-pronar mediash i cili aktualisht e drejton emisionin debutues “Të Paekspozuarit”.

Padia e Ramës ishte ngritur mbi një opinion të botuar në tetor të vitit të kaluar në të cilin Rakipi e quante kryeministrin “palaço” dhe njeri i cili është “me inteligjencë nën mesatare”. Padia thotë se opinioni ishte i pavend dhe përbënte fyerje.

“I pandehuri sulmon paditësin duke përdorur gjuhë ofenduese dhe nënçmuese”, thotë padia e Ramës.

Opinioni i Rakipit kritikonte pikturat e Ramës, një zanat i lënë mënjanë i kryeministrit shqiptar, të cilat i përshkroi si “shkarravina”.

Rama beson se ky ishte një “sulm ndaj personalitetit dhe dinjittit të tij” dhe “dëmtoi perceptimin publik” ndaj tij në një “mënyrë të pakthyeshme”, sipas padisë.

Rakipi u përgjigj duke ngritur një kundër-padi me të cilën kërkon 16 mijë euro dëmshpërblim.

“Qëllimi i sulmeve të tij ndaj meje nuk është ta dëmtojë reputacionin tim por ta mbyllë emisionin tim”, u tha Rakipi gazetarëve jashtë ndërtesës së gjykatës në Tiranë të martën.

“Ky është një gjykim politik kundër një emisioni televiziv që ka ekspozuar çështjet qeveritare”, shtoi ai.

Dhjetorin e vitit të kaluar, emisioni i Rakipit raportoi se një kompani fantazmë arriti të fitojë një kontratë prej 18 milionë euro nga Autoritet Shqiptar i Rrugëve duke përdorur dokumente false.