FOTO: Përfundon pa gola pjesa e parë e ndeshjes Kosova- Ishujt Faroe

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes përfaqësueseve të Kosovës dhe Ishujve Faroe.

Pjesa e parë e lojës përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.

Gjatë 45-minutëshit të parë ka dominuar kombëtarja e Kosovës.

Kjo është ndeshja e parë zyrtare ndërkombëtare që kombëtarja e Kosovës e zhvillon në një stadium brenda territorit të saj.

Stadiumi i FC Prishtina “Fadil Vokrri” pas rinovimit i ka plotësuar standardet e UEFA-s.

Deri më tani, kombëtarja e Kosovës ndeshjet si vendëse i zhvillonte kryesisht në Shkodër.

Këto janë fotot e realizuara nga fotoreporteri i KALLXO.com, Atdhe Mulla, nga pjesa e parë e lojës së vlefshme për kualifikimet për Ligën e Kombeve.

Kosova është në grupin e 3-të me Ishujt Faroe, Azerbajxhanin dhe Maltën.