FOTO: Banorët e Rezallës në hall me rrjetin e papërfunduar të kanalizimit

Një banor i lagjes ‘Aruqi’ në fshatin Rezallë të Skenderajt është ankuar në KALLXO.com për problemet që i kanë me kanalizimin.

Ai thotë se lagjja po kundërmon për shkak se ujërat e zeza kanë dalë mbi tokë dhe janë formuar pellgje me ujërat e kanalizimit.

Qytetari thotë se kjo është rezultat i moskryerjes së punëve nga kompania kontraktuese.

Kështu, gypat e kanalizimit kanë mbetur mbi sipërfaqe dhe disa prej tyre edhe janë bllokuar për shkak të mosvendosjes së pusetave dhe moslidhjes adekuate mes tyre.

Sipas qytetarit, gjendja e tillë është që nga muaji tetor i vitit të kaluar.

Këto janë fotot nga kjo lagje e Rezallës: