Salla e asamblesë në Malishevë

Festa dhe Protesta Anulojnë Mbledhjen e Asamblesë

Mbledhja e Kuvendit Komunal të Malishevës ishte caktuar për të premten, ditën kur Thaçi u zgjodh President, ndërsa opozita protestoi në Prishtinë kundër kësaj zgjedhjeje.

Në sallën e asamblesë mungonte kryetari i  Malishevës Ragip Begaj, por edhe asamblistët e PDK-së, “Vetëvendosjes” dhe pjesërisht edhe Nismës.

Begaj me asamblistët opozitarë kishte udhëtuar drejt Prishtinës për të penguar me protesta zgjedhjen e Thaçit President, ndërsa asamblistët e PDK-së në kryeqytet ishin për qëllim të kundërt-që ta festonin zgjedhjen President të kryetarit aktual të partisë së tyre.

Jonuz Kastrati nga LDK-ja mospraninë e Begajt dhe asamblistëve e konsideroi të papërgjegjshme.

“Kryetari i komunës edhe pse ka bërë disa kërkesa për këtë seancë, ai sot nuk është në seancë, pasi më e rëndësishme për të është me shku në Prishtinë me protestua, sesa me ardhë në asamble, e mi debatuar kërkesat e tij. Shihet se sa i përgjegjshëm është kryetari i komunës,” tha Jonuz Kastrati, asamblist i LDK-së.

 

Jonuz Kastrati, asamblist i LDK-së në Malishevë
Jonuz Kastrati, asamblist i LDK-së në Malishevë

Kastrati ua pa për të madhe edhe shkuarjen në Prishtinë për të festuar asamblistëve të PDK-së.

“Asamblistët e PDK-ës kanë përgjegjësi shumë të madhe pasi ata mundem me festuar edhe nesër edhe pasnesër, por jo sot me lënë detyrën për çka janë zgjedhur me e shkua ne Prishtinë,” tha Kastrati.

Kastrati për vete tha se ndodhet mes festës e protestës, se nuk është me asnjërën nga to.

Edhe kryesuesi i Asamblesë Komunale të Malishevës  Azizi Thaqi pranoi mungesën e këshilltarëve he kuorumit për të mbajtur mbledhje.

Tha se në sallën e asamblesë janë të pranishëm të gjithë asamblistët e LDK-së dhe një pjesë e atyre të Nismës, ndërsa mungojnë plotësisht asamblistët e PDK-së dhe “Vetëvendosjes”.

asambleja [interaction id=”56d229d436e5105a3a0c911d”]