Arkiv

Ferizaj: Fëmiu shtypet nga vetura

Një person i moshës së mitur ka pësuar lëndime dje si pasojë e një aksidenti trafiku.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 09:00, në rrugën “Shefki Zeqiri”, në Ferizaj.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari derisa ishte duke lëvizur me veturë, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin e moshës së mitur.

Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.