EULEX i jep donacion vetura Gjykatës së Mitrovicës

Gjykata Themelore në Mitrovicë është pajisur me gjashtë vetura të tipit Nissan Pathfinder si donacion nga ana e EULEX-it.

Një veturë tjetër është dhënë si donacion për zyrën qendrore të ndërmjetësimit.

Me anë të një postimi në Twitter, zyra e EULEX-it në Kosovë ka thënë se do të vazhdojnë të mbështesin institucionet lokale dhe aktivitetet e tyre të përditshme në Kosovë.

Foto: EULEX/Twitter
Foto: EULEX/Twitter