EKSKLUZIVE: Presidenti Thaçi Flet për Deportimin Shtetasve Turq nga Kosova

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur lidhur me arrestimin e pesë shtetasve turq sot në Kosovë dhe deportimin e tyre drejt Turqisë.

Thaçi në një intervistë për emisionin ‘Jeta në Kosovë’ tha se e konsideron këtë veprim “të papranueshëm”.

Sipas tij, po pritet një vlerësim për t’u qartësuar veprimi i organeve të rendit.

“Sot veprimi që ka ndodhur institucionalisht me përgjegjësinë më të lartë shtetërore e theksoj është i papranueshëm. Veprimi që është ndërmarrë ka mbetur që të ndodhë një vlerësim dhe një raport. Prandaj kam pasur sot takim me të gjitha autoritetet përkatëse që të kemi një sqarim të qartë se pse ka ndodhur”, theksoi presidenti Thaçi në emisionin “Jeta në Kosovë“.

Ai u shpreh i bindur se do të kuptojë qartë pse ka ndodhur veprimi i institucioneve për të cilën nuk kanë qenë të njoftuar Presidenti, Kryeministri dhe Kryeparlamentari i Kosovës.

“Veprimi i sotëm ka shkuar nga AKI përmes mekanizmave tjerë të zyrës për të huaj, për refugjatë e deri te Ministria e Brendshme. Unë në orët e ardhshme do të informohem se cili ka qenë rreziku për sigurinë kombëtare nga këta individë”, tha Thaçi.

http://kallxo.com/deportohen-turqit-e-arrestuar-ne-kosove/

KALLXO.com ka raportuar lidhur me deportimin e shtetasve turqve që ishin pjesë e stafit menaxhues dhe mësimdhënës në Kolegjin ‘Mehmet Akif’ në Kosovë.