Kontrollimi i produkteve nëse kanë mbishkrimin “Kosovo i Metohija” – Foto: KALLXO.com

Edhe në Obiliq fillon largimi i produkteve me mbishkrimin 'Kosovo dhe Metohi'

Vendimi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që nga tregu i Kosovës të largohen produktet me mbishkrimin “Kosovo dhe Metohi” ka filluar të zbatohet në komunën e Obiliqit.

Sipas një njoftimi të Komunës, drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit të Obiliqit, Burim Ismaili, së bashku me inspektorët kanë filluar të zbatojnë urdhëresën e Qeverisë.

“Inspektorët e Komunës kanë dalë në zbatimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë duke kërkuar nga operatorët ekonomikë që menjëherë të largojnë nga të gjitha produktet etiketën me përmbajtje “Kosovo dhe Metohi”, “Kosovo/a- UNMIK”, apo “Kosovo/a- rezuluta 1244”, apo çdo emërtim tjetër në kundërshtim me emërtimin zyrtar të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim thuhet se Drejtoria e inspektoratit  në Komunën e Obiliqit gjeti mirëkuptim nga operatorët ekonomikë dhe menjëherë filloi largimi i produkteve deri në përmirësimin e etiketës.

“Aksioni ishte i mirëpritur edhe nga qytetarët e Komunës së Obiliqit. Ky aksion i cili ka filluar nga data 19. 11. 2018, do të vazhdojë deri në largimin e tërësishëm të këtyre produkteve nga shitja dhe përmirësimi i tyre është i domosdoshëm”, është thënë në njoftim.

Zbatimin e këtij vendimi të ministrit Shala e kanë filluar edhe komunat e tjera.

https://kallxo.com/shala-do-ti-largojme-produktet-me-mbishkrimin-kosovo-i-metohija/

https://kallxo.com/komuna-e-mitrovices-largon-produktet-me-mbishkrimin-kosovo-i-metohija/

https://kallxo.com/komuna-e-vushtrrise-fillon-inspektimet-per-largimin-e-produkteve-me-mbishkrimin-kosovo-i-metohija/

www.kallxo.com