Ilustrim

Raportohet i zhdukur një person në Obiliq

Një person është raportuar të jetë zhdukur në Obiliq më 19.03.2024.

Siç njofton Policia më 21.03.2024, rastin e ka lajmëruar nipi i viktimës.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se nipi ka deklaruar se daja i tij është larguar nga shtëpia dhe më nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij.

Policia njofton se rasti është duke u hetuar.