ILUSTRIM: Dhuna në familje, Foto: Pixabay.com

Tri raste të dhunës në familje raportohen në një ditë, dy të arrestuar

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë regjistruar tri raste të dhunës në familje, nga të cilat janë arrestuar dy të dyshuar.

Në Fushë Kosovë është arrestuar njëri i dyshuar, për shkak se kishte kërcënuar një burrë.

Rasti ka ndodhur më 24.03.2024, rreth orës 04:00.

Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe i dyshuari pas intervisitimit është dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër ka ndodhur në Obiliq, ku një grua ka raportuar se është ngacmuar verbalisht nga një burrë.

Rasti ka ndodhur më 24.03.2024, rreth orës 12:00.

Sipas Policisë, palët pas pranimit të ndihmës mjekësore janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Ndërsa, në Lipjan një grua ka njoftuar se një burrë i ka shkaktuar dhunë psiqike, më 24.03.2024, rreth orës 04:00.

Me këtë rast, pasi janë intervistuar palët dhe me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.