Dy Rezoluta për Nehat Thaçin

Armend Zemaj e paraqiti në Kuvend rezolutën prej pesë pikash në të cilën nuk përfshihet ndërprerja e dialogut me Serbinë.

Zemaj tha se rezolutën e ka hartuar në bashkëpunim me Selvije Halimin, ndërsa tregoi se rezoluta ka përfshirë propozime nga debati i djeshëm dhe nga deputetët Shaip Muja e Lahi Ibrahimaj.

Rezoluta e lexuar nga Zemaj kërkon që:

  1. BE-ja si ndërmjetësues përmes mekanizmave të ndërhyjë në Serbi për lirimin e zotit Thaçi.
  2. Çdo komunikim rreth rastit të Thacit deri në lirimjn e tij të bëhet vetëm përmes Zyrës së Mogherinit.
  3. Qeveria t’i bëjë me dije BE-së se veprimet e tilla të Serbisë rrezikojnë përmirësimin e marrëdhënieve.
  4. Misioni i EULEX-it të deklarohet për këtë rast dhe kërkojmë angazhim të drejtpërdrejtë të tij.
  5. Kërkojmë nga interpoli që Policia e Kosovës të bëhet pjesë e kësaj organizate.

Pas leximit të kësaj rezolute, kryeparlamentari Veseli kërkoi nga Daut Haradinaj që ta lexojë rezolutën tjetër të propozuar nga Gëzim Kelmendi dhe deputetët nënshkrues.

Haradinaj tha se dy rezolutat janë të ngjashme, por kërkoi që rezolutës së lexuar nga Zemaj ti shtohet edhe një një fjali.

“Qeveria e Kosovës ta ndërpresë dialogun deri në lirimin e Nehat Thaçit,” tha Haradinaj rreshtin që duhet t’i shtohet rezolutës.