Dogana Demanton ish-Drejtorin e ATK-së për Vjedhjet në Tatime

Në pjesën e dytë të trilogjisë së emisionit ‘Jeta në Kosovë’, që i kushtohet skemës së evazionit fiskal që e zbuloi Mehmeti i cili më pas u përball me presione dhe transfere në punën e tij.

Ish- drejtori Haliti përveç që mohoi se transferet e Mehmetit ishin bërë për ta ndaluar hetimin që po bënte, deklaroi se njësia e hetimeve tatimore kishte kaluar në përgjegjësi të Doganave të Kosovës.

“Si njësi e hetimeve komplet divizioni ka dalë nën menaxhimin, nën kompetencë të doganave”, tha Haliti.

Këtë deklaratë e demantoi tërësisht, Zyrtari i Doganave, Adriatik Stavileci i cili deklaroi Dogana nuk fare kompetenca mbi atë njësi të ATK-së.

“Nuk mund të them që është e vërtetë, kjo është totalisht e kundërta faktikisht. Ne nuk kemi përgjegjësi ndaj tyre, faktikisht as ata nuk kanë përgjegjësi ndaj nesh. Në praktikë ne bashkëpunojmë në raste të caktuara, ata janë përgjegjësi e ATK-së”, tha Stavileci.

Haliti në kohën sa ka qenë Drejtor i ATK-së ka pasur nën menaxhim edhe njësitin e hetimeve, përkatësisht Murat Mehmetin të cilit i janë bërë një sërë transferesh pasi kishte zbuluar skandalin e vjedhjes së organizuar tatimore.

Mehmeti, në pjesën e parë të trilogjisë ‘Vjedhja e Organizuar Tatimore’, deklaroi se ishte përballur me presion dhe kërcënime nga ana e zyrtarëve të ATK-së.

Serinë e dytë të emisionit “Vjedhja e Organizuar Tatimore” mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm:

Këtu mund ta shihni emisionin e parë për këtë temë, të transmetuar javën e kaluar: