Djaloshi i Kidnapuar Paraqitet në Polici

Një njëmbëdhjetëvjeçar, i cili u raportua se u kidnapua dje në Shtime, pak minuta pas mesnatës është paraqitur në stacionin e policisë në Ferizaj.

Lajmin për paraqitjen e djaloshit në stacionin policor e konfirmoi për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt Agim Gashi.

“Po është lajmëruar, jemi tu i vazhdu hetimet për komplet rastin”, tha Gashi.

Edhe policia e Ferizajt në një njoftim për media tregoi se djaloshi është në gjendje të mirë shëndetësore.

Më 9.4.2018 rreth orës 00:15 minuta, viktima është paraqitur  në stacionin policor në Ferizaj .Viktima është në gjendje të mirë shëndetësore dhe sipas deklaratës së tij, ai kishte arritur që të dalë nga automjeti i të dyshuarve dhe është paraqitur në polici”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Zëdhënësi Gashi tha për KALLXO.com se nuk ka të dyshuar në lidhje me kidnapimin.