Foto: RTV 21

Dita e Vitit 1999 kur UÇK-ja Shpalli Mobilizimin

Më 31 mars 1999 Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte lëshuar urshrin për mobilizim.

Urdhri ishte lëshuar për të përballuar ofensivat e serbëve dhe çlirimin përfundimtar të Kosovës.

Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së kishte urdhëruar atëherë mobilizimin e popullit të Kosovës brenda dhe jashtë vendit.

Mobilizimit sipas urdhrit duhet t’i përgjigjeshin personat e moshës 18 deri 50 vjeç, ndërsa lajmërimi duhej bërë brenda muajit prill 1999.

UÇK-ja atëherë kishte ftuar për mobilizim edhe kuadrot ushtarake.

Në kohën e lëshimit të urdhrit për mobilizim po kryheshin edhe bombardimet e NATO-s ndaj forcave të ish-Republikës Federale të Jugosllavisë.