Blerta Deliu

Deputetja e PDK-së kërkon që ekipi negociator të diskutojë për fatin e të pagjeturve

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra kërkoi që ekipi negociator në bisedimet me Serbinë ta shtrojë edhe çështjen e të pagjeturve.

Ajo gjithashtu i bëri thirrje edhe opozitës që t’i bashkohen kësaj iniciative meqenëse Kosova është në fazën përmbyllëse të dialogut me Serbinë.

“Në këtë fazë të diskutimeve të trajtohet edhe zbardhja e fatit të të pagjeturve është njëra nga pikat që duhet të diskutohet nga ky ekip. Ekipi të raportojë në Kuvendi e Republikës së Kosovës që të evitohet çdo huti dhe të ketë koordinim më të mirë sa i përket fazës përmbyllëse të dialogut. Pres bashkëpunim ndaj akterëve pozitë opozitë sepse do të duhej që në këtë fazë ti lënë inatet dhe të bëhen bashkë”, ka thënë Deliu-Kodra.