Mbledhja e Kryesise se Kuvendit te Republikes se Kosoves

Caktohet Data e Seancës për Demarkacionin

Kryesia e Kuvendit ka caktuar 18 shkurtin si datë kur pritet të votohet marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Sipas deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, seanca është caktuar të mbahet në orën 18.

Haxhiu tha se ky vendim është marrë “në mënyrë arbitrare” nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Sipas saj, VV do ta kundërshtojë këtë marrëveshje por nuk tregoi për mjetet dhe metodat e këtij kundërshtimi.