Muja: Te enjten mbahen dy seanca, pritet votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka thënë se të enjten, më 30 nëntor, pritet të mbahen dy seanca në Kuvendin e Kosovës.

Në njërën nga to, sipas deputetit të LVV-së, pritet të votohen edhe marrëveshjet ndërkombëtare.

“Të enjten do të mbahen dy seanca, në njërën do të diskutohet për raportin e progresit, ndërsa në seancën e dytë është votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe projektligjeve tjera. Ndërsa në seancën që do të mbahet të premten, zhvendosen pyetjet parlamentare” – ka thënë Armend Muja.

Muja u deklarua pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.