Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, në rend të ditës 30 pika të papërfunduara

Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit pritet të mblidhen sot në ora 11:00, për të vendosur për seancën e re plenare dhe punimet e seancave që kanë mbetur në gjysmë.

Kryesia e Kuvendit në rend të ditës për mbledhjen e sotme ka një agjendë të mbingarkuar.

Përveç 30 pikave që kanë mbetur të papërfunduara nga seancat e kaluara, Kryesia pritet të marrë vendim edhe për seancën e re plenare e cila në rend të ditës ka 6 pika.

Në rend të ditës janë marrëveshjet ndërkombëtare të cilat tash e disa muaj nuk po arrijnë të kalojnë për shkak të mospjesëmarrjes së PDK-së dhe AAK-së në votim.

Si pika të papërfunduara nga seancat e mbajtura në shtator dhe tetor janë Projektligji për ndryshimet në Kodin Penal dhe Projektligji për kodin e Procedurës Penale.

Në seancën e re, në rend të ditës është edhe votimi i rezolutës për mbështetjen financiare për Policinë e propozuar nga PDK-ja.

Ndërsa, deputetët në këtë seancë pritet të zgjedhin dy anëtarët e Komisionit të Pavarur të Mediave, dhe zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb.

Rendi i ditës:

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 28 shtator dhe 4 tetor 2023: 

  1. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për shkarkimin e kryesueses dhe anëtarët e Bordit të Komisionit për Pavarur për Miniera dhe Minerale,
    12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-125 për Pronën Publike,
    13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-168 për Prokurorinë Speciale,
    14. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës,
    15. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/-L-187 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr.08/L-032 të Procedurës Penale,
    16. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovë,
    17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-245 për artin dhe kulturën,
    18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-241 për vlerësimin strategjik mjedisor,
    19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave,
    20. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-246 për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi,
    21. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-240 për Agjencinë e Regjistrimit Civil. 
    II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 5 dhe 12 tetor 2023: 

3. Votimi i Projektligjit nr.08/L-251 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”,
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-252 për ratifikimin e Marrëveshjes në mes Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Deutsche Gesellschaft für Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, për projektin mbështetja për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë në zonat rurale përmes diversifikimit të aktiviteteve,
6. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-211 për Verëra,
10. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komuniteteve jo shumicë,
11. Propozimi i grupeve parlamentare për emërimin dhe zëvendësimin e anëtarëve në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës.

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 19 tetor 2023:

  1. Votimi për emërimin e 3 (tre) anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,
    7. Votimi i Projektligjit nr.08/L-221 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFW, Frankfurt Am Main (KFW) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit,
    8. Votimi i Projektligjit nr.08/L-222 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”,
    9. Votimi i Projektligjit nr.08/L-223 për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë,
    10. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore,
    11. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,
    12. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,
    13. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-253 për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm,
    14. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-254 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm,
    15. Votimi në parim i Projekt Kodit nr.08/L-247 Doganor dhe i Akcizave,
    17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-244 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-043 për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare,
    20. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për shkarkimin e z. Agron Beka nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës,
    21. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës, për vitin 2022,
    22. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave.
    Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
  2.  Deklarimet jashtë rendit të ditës,
    2.    Pyetjet parlamentare,
    3.    Votimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës,
    4.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore,
    5.    Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,
    6.    Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb.
  3. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave