Kapiteni dhe përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës – Foto: Rtv21

Bunjaki Komenton Humbjen e Radhës

Përzgjedhësi i ekipit përfaqësues të Kosovës, Albert Bunjaki e konsideroi si “të mirë” paraqitjen e Kosovës ndaj Ukrainës në ndeshjen e parafunsit në kuadër të kualifikimeve për botërorin Rusia 2018, pavarësisht humbjes 2:0 që pësoi ekipi i tij.

Bunjaki, pas ndeshjes, tha për SuperSport Kosova se kundërshtari i Kosovës ishte në një tjetër nivel.

“Ishte performansë e mirë e Kosovës duke pasur parasysh kundërshtarin me të cilin jemi ballafaquar”, tha Albert Bunjaki.

“I kemi bërë të gjitha përgatitjet por ndoshta nuk është fati, është edhe kualiteti”, shtoi ai.

Ndeshjen e radhës, të fundit në kuadër të këtyre kualifikimeve, Kosova e zhvillon si mysafire ndaj Islandës pas të cilës Albert Bunjaki pritet të largohet nga drejtimi i ekipit përfaqësues.

Lojtari i Kosovës, Milot Rashica, tha se Kosovës i ëhstë dashur të punojë shumë në mbrojtje gjatë kësaj ndeshjeje.