Zyrtare: Feronikeli i shkarkon Agim Sopin dhe Albert Bunjakin

Feronikeli në ditën e sotme ka pësuar humbje nga Llapi me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 19-të në Superligë.

Feronikei pas 19 xhirove pozicionohet në vendin e pestë me 28 pikë, me 9 pikë largë vendit të parë.

Falë formës të mirë, Feronikeli ka njoftuar se ka shkarkuar nga detyra trajnerin Agim Sopi dhe këshilltarin e presidentit të klubit, Albert Bunjakin.

Kujtojmë se Nikli, gjatë merkatos së dimrit ka bërë shumë ndryshime e që po rezutojnë të gabuara.

Më poshtë mund të shihni njoftimin e plotë të Feronikelit:

Pas ndeshjes së sotme, drejtues të KF Feronikelit kanë mbajtur takim me këshilltarin e presidentit z. Albert Bunjaku dhe trajnerin e klubit të Feronikelit, z. Agim Sopi.

Me një marrëveshje të dyanshme dhe pas një takimi krejtësisht miqësor, u vendos që të ndahen rrugët mes dyshes Bunjaku dhe Sopi, me klubin e Feronikelit.

Klubi i futbollit Feronikeli, i uron shumë suksese z. Bunjakut dhe z. Sopi në hapat e tyre të mëtutjeshëm dhe i falënderon për korrektësinë dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës sa ishin në klub.

Për detaje të reja, do të njoftojmë me kohë opinionin.