Kampionati Botëror bëhet ‘Europian’

Të gjitha ekipet e mbetura në garën për kampionatin botëror Rusia 2018 janë nga kontinenti europian kështu që titulli i kampionit tashmë është e sigurt se do të mbesë në Europë.

Në një ndeshje interesante, Belgjika e ka eliminuar Brazilin pasi e mundi me rezultatin 2:1.

Të dy golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë.

Së pari, pas një krosimi nga këndi, Fernandinho-s së Brazilit nuk i eci fati meqë e devijoi topin në portën e vet.

Në minutën 31, një kundërsulm i shpejtë i belgëve rezultoi me gol nga mesfushori De Bruyne.

Në minutën 76, Renato Augusto i Brazilit e shfrytëzoi një pasim të mirë nga Coutinho dhe me kokë e dërgoi topin në portën e Courtois.

Franca e Belgjika tashmë e kanë siguruar gjysmëfinalen ndërsa nesër në program janë ndeshjet Kroaci-Rusi dhe Suedi- Angli.

Dy ekipet e mbetura jashtë Europës, Brazili dhe Uruguaji u eliminuan sot respektivisht nga Belgjika dhe Franca