Protesta | Foto: KALLXO.com
BSPK Fton Qytetarët në Protestën e 1 Majit
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka paralajmëruar protestë më 1 maj 2018 dhe është në vazhdën e përgatitjes së organizimit të protestës.
BSPK, sipas një komunikate të lëshuar, njofton se kjo protestë do të jetë me karakter socio-ekonomik.
“Do të shfaqen të gjitha pakënaqësitë e punëtorëve të Kosovës, lidhur me kushtet e punës, mosimplementimet e ligjeve, kontratës kolektive si dhe shkeljet e lirive dhe të drejtave të punëtorëve që po ndodhin çdo ditë”, thuhet në komunikatë.
BSPK u bën thirrje punëtorëve dhe të gjitha grupeve tjera të interesit, qëllimet e të cilëve përkojnë me kërkesat për drejtësi sociale që t’i bashkohen protestës dhe të dëshmohet se edhe punëtorët e Kosovës do të protestojnë në Ditën Ndërkombëtare të Punës, ashtu siç protestohet edhe në vendet tjera të botës.