Kurti pret në takim kryetarin e BSPK-së, flasin për bashkëpunimin mes tyre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në kuadër të komunikimit të rregullt, Kurti dhe Hykolli në këtë takim diskutuan për bashkëpunimin e ndërsjellë ndërmjet qeverisë dhe BSPK-së për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve në sektorin publik dhe privat.

Në gusht të këtij viti, BSPK-ja ka shpallur grevë në administratën publike dhe në arsim, duke kërkuar miratimin e Ligjit për paga si dhe shtesën prej 100 eurosh për punëtorët e sektorit publik deri në miratimin e tij.

BSPK-ja më 1 tetor ka pezulluar grevën e filluar më 25 gusht dhe sipas saj, greva do të jetë e pezulluar deri në janar të vitit 2023.