Burimi i FOTOS - Blerim Reka FCB

Blerim Reka kandidat i pavarur për president të Maqedonisë së Veriut

Profesori universitar Blerim Reka ka shpallur kandidaturën e tij për të qenë president i Maqedonisë së Veriut.

Në një postim në Facebook, Reka ka thënë se janë dy arsye që e kanë shtyrë për ta marrë këtë vendim ajo që shqiptarët nuk kanë asnjë kandidat të tyre dhe e dyta mundësia që të ndryshohet gjendja në këtë vend.

“Përmes këtij njoftimi e bëjë publike kandidaturën time të pavarur për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut; me shpresë se do përkrahet. Janë dy arsye për këtë vendim. E para: vetëm me kandidatët maqedonas, pa asnjë shqiptarë, kjo shoqëri multi-etnike, rrezikon të rrëshqet drejt shtetit monoetnik; e shqiptarët vetëm votues, por jo edhe te votuar. E dyta: vetëm kritikat intelektuale – pa i hyrë përballjes politike – nuk mjaftojnë për ndryshimin e gjendjes” ka shkruar Reka në Facebook.

Tutje Reka ka thënë që nuk mund të vazhdohet vetëm me përballje në facebook sepse jeta është reale.

“Ato, në FB mbeten virtuale, ndërkaq jeta është megjithatë reale. Fundja, historinë e shkruajnë shtetarët; intelektualët vetëm shkruajnë për historinë”, ka theksuar Reka.