Zona kufitare me Malin e Zi | Foto: KALLXO.com

Basholli: Kufijtë Administrativë mbi ata Kadastralë

Hamit Basholli, anëtar i Komisionit për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi tha se kufijtë kadastralë nuk mund të merren për bazë kur caktohet një kufi shtetëror.

Për Bashollin me profesion gjeodet, kufijtë administrativë politikë janë mbi ata kadastralë.

Ai ka treguar se kufiri mes ish- Republikës Federale të Jugosllavisë me Maqedoninë është përcaktuar duke mos u bazuar në kufijtë kadastralë.