I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me zëvendës ministrin e Kosovës, Besnik Bislimin në Vjenë.
Raportimi në Komision për dialogun Kosovë - Serbi mbahet pas dyerve të mbyllura
Komisioni parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës raportimin për dialogun Kosovë – Serbi po e mban pas dyerve të mbyllura.
Më 15.02.2024, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi po raporton për ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi.
Përveç saj, do shqyrtohet draft-planit i punës së Komisionit për sesionin pranveror 2024; dhe çështje të ndryshme.
Kuvendi njoftoi që mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, por nuk dhanë asnjë sqarim se pse raportimi po mbahet i mbyllur.
Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kishte qëndruar në Kosovë në fund të muajit janar.
Lajçak kishte takuar kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi, kishte deklaruar se ka pasur progres të vogël në pikëpamje më të gjerë të normalizimit të marrëdhënieve.
Më 31.01.2024 zëvendëskryeministri Bislimi deklaroi që gjatë takimit kishin folur për domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes bazike me aneksin zbatues, largimin e masave ndëshkuese për Kosovën dhe çështjen e rrymës në veri.
Qeveria e Kosovës më 30.01.2024 ishte deklaruar përmes një komunikate që pas takimit me Lajçakun në takim është folur për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe aneksit të saj dhe për zgjedhjet e parakohshme në katër komunat veriore.