Donika Gervalla

Gërvalla: Greqia së shpejti mund të lëvizë drejt njohjes së Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se nuk sheh dilema te Greqia në raport me Kosovën, andaj ka thënë se së shpejti mund të ketë njohje.

Në raportimin e saj në Komisionin për punë të jashtme, krydiplomatja Gërvalla ka thënë se me 5 shtetet mosnjëherë secili kontakt është i mirë.

“Me Greqinë kemi marrëdhënie të mira dhe pres që Greqia së shpejti mund të lëvizë drejt njohjes sepse nuk shoh më asnjë lloj dileme, në atë se a janë shtete partnere Greqia dhe Kosova- ka thënë ajo.

“Me pesë shtetet mosnjohëse të BE-s, është i rëndësishëm secili progres, sado i vogël secili kontakt me shtete e vështira si Spanja është shumë i çmuar. Me 5 shtete mosnjohëse progres mund të arrijmë vetëm atëherë kur së bashku me partnerët tanë i adresojmë”- shtoi ajo.

Ndonëse ka shpallur pavarësinë e saj më 17 shkurt 2008, Kosova ende nuk njihet si e pavarur nga e 5 vende të Bashkimit Evropian të cilat janë Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias disa herë ka vizituar Kosovën ku edhe ka takuar krerët e shtetit.

Kurti në drekë pune me ministrin e Jashtëm të Greqisë