Kanosi policin, arrestohet një person në Vushtrri

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka përfunduar prapa grilave të premten më 10.05.2024 pasi i njëjti dyshohet se sulmoi një zyrtar policor.

Rasti, sipas forcave të rendit ndodhi në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se e kishte kanosur zyrtarin policor, derisa ka qenë në kryerje të detyrës. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftim.