Foto: Ilustrim

Bashkëjetonte me të miturën, arrestohet gjakovari

Një person është arrestuar në Gjakovë për bashkëjetesë me personin nën moshës 16 vjeçare.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur me datë 1 shkurt, në rrugën “Drenica”, në Gjakovë, ndërsa i dyshuari për këtë rast është arrestuar gjatë ditës së djeshme.

I njëjti, me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.