Avokati Berisha nuk beson që kërcënimet janë shkaku i dorëheqjes së prokurorit Blakaj

Pas lajmit për dorëheqjen nga pozita e prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakajt, ka reaguar avokati Besnik Berisha.

Avokati Berisha ka thënë se duke e njohur personalisht prokurorin Blakaj, nuk beson aspak se shkaku i dorëheqjes së prokurorit special është ndonjë nga kërcënimet e përmendura sot në media, e as shkaku i ngritjes së aktakuzës së profilit të lartë.

“Besoj se z. Blakaj ka vendosur te largohet nga Prokuroria, rrjedhimisht nga Kosova, per nje te ardhme me te mire per veten dhe familjen e tij, njejte sic kane vepruar edhe shume zyrtare policore nder vite, jo nga frika per sigurine e tyre, por nga pasiguria per te ardhmen e tyre”, ka shkruar avokati Besnik Berisha në profilin e tij në “facebook”.

Sipas Berishës, largimi i Blakajt është humbje për të gjithë, porse edhe ai është i zëvendësueshëm dhe do të zëvendësohet së shpejti.

Elez Blakaj ishte duke hetuar dyshimet për keqpërdorime në listat e veteranëve të UÇK-së ndërsa është marrë edhe me disa raste të gjykimeve për terrorizëm.

https://kallxo.com/prokurori-qe-po-i-hetonte-listat-e-veteraneve-te-uck-se-jep-doreheqje/

Ky është postimi i plotë i avokatit Besnik Berisha:

“Si shume me seriozitet e kemi marre kete doreheqjen e Prokurorit te Prokurorise Speciale, z. Elez Blakaj, anipse akoma nga ai nuk e kemi te konfirmuar arsyen e vertete te doreheqjes se tij.

Duke e njohur personalisht z. Blakaj, une nuk besoj aspak se shkaku i doreheqjes se tij eshte ndonjeri nga kercenimet qe po permenden ne media, e as shkaku i ngritjes se aktakuzes se profilit te larte, e cila duket qe se paska pa driten akoma.

Besoj se z. Blakaj ka vendosur te largohet nga Prokuroria, rrjedhimisht nga Kosova, per nje te ardhme me te mire per veten dhe familjen e tij, njejte sic kane vepruar edhe shume zyrtare policore nder vite, jo nga frika per sigurine e tyre, por nga pasiguria per te ardhmen e tyre.

Largimi i z. Blakaj eshte humbje per te gjithe ata qe besuan dhe investuan ne edukimin dhe avansimin profesional te tij, por sigurisht se si cdokush tjeter, edhe z. Blakaj eshte i zevendesueshem dhe do zevendesohet se shpejti.

Te gjithe mund te bejme me shume per nje sistem te drejtesise me te mire se ky qe kemi..!”