Besnik berisha, avokat. Foto: Kallxo.com

Besnik Berisha falënderon kolegët që e votuan për kryetar të Odës së Avokatëve të Kosovës

Besnik Berisha ka falënderuar më 06.03.2024 avokatët delegatë që e kanë zgjedhur kryetar të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Avokati Besnik Berisha është zotuar për përfaqësim dinjitoz, për një zhvillim në hap me kohën dhe disiplinë në përputhje me misionin dhe profesionin.

“Një falënderim i veçantë për të gjithë avokatët delegat, të cilët, me votën e tyre, mua dhe mikut tim, Naim Rudari, na e dhanë besimin për t’u shërbyer për aq kohe sa gëzojmë besimin e shumicës! Rikonfirojmë zotimin për një përfaqësim dinjitoz, për një zhvillim ne hap me kohen dhe për një disipline ne përputhje me misionin dhe profesionin tone fisnik! Besimi juaj është obligim për ne. Faleminderit pafundësisht”- ka shkruar ai.

Deri tani pozitën e kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës e ka mbajtur Behar Ejupi.