KFOR-i ne Uren e Ibrit - 14.12.2018 foto KALLXO
Autoblindat e KFOR-it vendosen në Urën e Ibrit në Mitrovicë
Automjete të rënda ushtarake të KFOR-it janë vendosur në Urën e Ibrit që lidh dy pjesët e qytetit të Mitrovicës.
Gazetarja e KALLXO.com raporton nga atje se situata është e qetë dhe se pjesëtarë të KFOR-t janë vendosur në Urën e Ibrit në afërsi të së cilës janë vendosur flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Po ashtu situata momentale në veri të Mitrovicës siç raporton gazetarja e KALLXO është e qetë.
Fotografitë e siguruara nga KALLXO.com shihet se sheshi në veri të Mitrovicës është i mbuluar e flamuj të shtetit serb, derisa situata është e qetë.
Më parë KALLXO.com raportoi për prezencë të shtuar të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, saktësisht buzë magjistrales që shpije në drejtim të pikave kufitare me Serbinë.
https://kallxo.com/specialet-vendosen-ne-hyrje-te-mitrovices/
Në anën tjetër Kuvendi i Kosovës është duke vazhduar seancën për miratimin e tri projektligjeve që i transformojnë FSK-në në Ushtri të Kosovës.
https://kallxo.com/votohet-ligji-per-ministrine-e-mbrotjes/
.