ILUSTRIM: Arrestimi i një të dyshuari- Policia e Kosovës

Arrestohet pasi theri një grua

Është arrestuar një person pasi kishte therur një person tjetër.

Policia me anë të raportit ditor ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një person është arrestuar nën dyshimin se ka therur me thikë një grua.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Robert Doll” në  Prishtinë.

Sipas raportit policor, viktima pas tretmanit mjekësor në QKUK është liruar.

Ne raport nuk jepen detaje se cilat ishin shkaqet që dërguan të dyshuarin të therte me thikë viktimën.

Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.