Ilustrim - Foto nga një rast i grabitjes në Prishtinë - Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për grabitjen e para një muaji në Prishtinë

 

Policia e Kosovës ka arrestuar një person ditën e hënë, pasi dyshohet se me datën 1 shkurt 2019, kishte kryer një vjedhje në një dyqan, në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.

Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.