Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe senatori amerikan, Gary Peters, 21.05.2024. Foto: MPJD

Zëvendëskryeministrja Gërvalla takohet me senatorin amerikan në Washington D.C.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar me senatorin nga Partia Demokratike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gary Peters.

Ky takim ndodhi në Washington D.C. më 21.05.2024.

Sipas njoftimit të MPJD-së, ata diskutuan për përparimin e Kosovës, gjendjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, integrimin euroatlantik dhe veprimet destabilizuese të Serbisë e Rusisë në rajon.

“Gjatë këtij takimi, e shoqëruar edhe nga zëvendësministrja Liza Gashi dhe ambasadori Ilir Dugolli, Ministrja Gërvalla e njoftoi senatorin amerikan rreth situatës politike në vend, përparimin e arritur në demokratizim të vendit, sundim të ligjit dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik” – thotë Ministria.

Ministrja ka falënderuar senatorin demokrat për përkrahjen e SHBA-së ndaj Kosovës, teksa kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit politik, ushtarak e ekonomik.

Pozicionimi i Kosovës krah Ukrainës ishte po ashtu pjesë e diskutimit të këtij takimi.